Portali i pedagogut në ndihmë të studentit

-
Komunikim të dhënash dhe rrjetat kompjuterike
Nëpërmjet zhvillimit të orëve të leksioneve, seminareve dhe laboratoreve synohet që studentet, të marrin njohuritë e nevojshme për bazat e rrjetave kompjuterike. Gjatë zhvillimit të seminareve theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike të marra në leksione dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre. Gjatë seancave laboratorike theksi vendoset në zbatimin praktik të njohurive të dhëna dhe familjarizimin me aspekte teknologjike të teorisë së rrjetave kompjuterike.-
Komunikim të dhënash në biznes
Komunikimi i të dhënave është një fushë shumë interesante për karrierën e tashme dhe të ardhme të studentëve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë. Telekomunikimi është shtylla kryesore e infrastrukturës së TI të ndërmarrjeve të biznesit, që mundëson lidhjen midis bizneseve ose personave në mjedisin e sotëm global. Kjo lëndë ofron bazat e koncepteve të komunikimit të të dhënave, telekomunikimit, rrjetit, aplikacioneve, menaxhimit, ligjeve dhe standardeve përkatëse. Qëllimi është planifikimi, analizimi, dhe dizenjimi i një infrastrukture të sigurtë telekomunikimi që përmbush nevojat e biznesit dhe mbron asetet e informacionit. Temat përfshijnë sigurinë, komunikimin e të dhënave, protokollet dhe standardet, rrjetat, dhe tendencat në telekomunikim. -
Kjo lëndë është projektuar të ndihomojë studentët në rrugën e projektit të kërkimit shkencor. Ajo i ofron një guidë të qartë për mënyrën se si të ndërmerret kërkimi shkencor. Gjithashtu lënda është e organizuar në mënyrë të tillë që studenti të mësojë hap pas hapi të gjitha fazat e kërkimit shkencor që nga të menduarit e temës së kërkimit shkencor deri tek shkrimi i tezës përfundimtare. Ajo trajton metodat, strategjitë dhe filozofitë mbi të cilat duhet të mbështetet kërkimi. Trajton teknikat dhe procedurat e mbledhjes së të dhënave dhe analizimin e tyre. Mbi të gjitha thekson mënyrën se për çdo zgjedhje që bën kërkuesi duhet të justifikojë pse është ajo e duhura.
-
